Ndarja e çmimeve më të mëdha në botën e muzikës ndërkombëtare ka afruar. Në pritje të Grammy Awards 2020, janë duke u mbajtur shumë evente që i paraprijnë një prej eventeve më të mëdha në glob.
Sot po mbahet Pre-Grammy Gala e producentit të famshëm amerikan Clive Davis ku ka grumbulluar yjet më me zë në një event që merr mbulim medial të jashtëzakonshëm.
Nuk kishte si të mungonte edhe mbretëresha e muzikës, Beyonce e cila po shkëlqen me një fustan të kuq, dhe këtu vjen lajmi që na bën krenar.
Beyonce për këtë ngjarje të rëndësishme është veshur nga dizenjatori më i famshëm shqiptar Valdrin Sahiti.
Kjo veshje veçse ka filluar të përmendet në të gjitha tabloidet amerikane por jo vetëm.
Kjo nuk është hera që brendi VS vesh yjet ndërkombëtarë, pasiqë para Beyonce ishte Cardi B që i besoi punës kreative të Valdrin Sahitit.
https://www.instagram.com/p/B7x0td5nRtl/?utm_source=ig_embed
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.