Është ndër këngëtaret e talentuara shqiptare dhe nga të paktat që fare nuk e ka problem të këndoi live.
Fjala është për Anxhela Peristerin.
Ndërsa nga hyrja në tregun muzikor shqiptar nuk është se ka dalluar për veshje të tepruar, thënë më mirë zhveshje siç bëjnë jo pak kolege të saj për të kapur famën, ajo ka treguar një detaj kur këndonte në Greqi që lidhet pikërisht me këtë gjë.
Ajo ka pohuar për mediat në Shqipëri se kur ishte në Greqi këndonte vetëm me reçipeta dhe kjo falë trupit të bukur dhe moshës së re.
“Unë u shkëputa 7 vite nga Shqipëria dhe nuk më patë se si jam veshur. Unë kam dalë edhe vetëm me reçipeta atje në Greqi. E kam pasur edhe trupin e bukur atëherë me thënë të drejtën por mendoj se gjithçka vjen me moshën”, ka deklaruar këngëtarja. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.