Reperi shumë i dashur për publikun Mc Kresha është padyshim njëri ndër reperat më të pëlqyer vendit tonë, këngët e të cilit kthehen menjëherë në hite. Kresha gjithmonë e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut jetën e tij private dhe rrallëherë është dëgjuar për historitë e tij të dashurisë.
Së fundmi, Kresha ka qenë i ftuar në emisionin “Diçka po zihet” ku përveç gatimit ka rrëfyer edhe shumë të pathëna nga jeta e tij. I pyetur se kur do të bëhet baba, reperi ka zbuluar se ka shumë dëshirë që të bëhet së shpejti.
“Kur ta ketë shkruar Zoti, qef kam edhe unë si shoku im Festimi”, ka thënë Kresha.
Ndërkohë që më vonë i është kërkuar që të zbuloj edhe dashurinë e jetës.
“Shumë lehtë, Liverpool F.C gjithmonë me zemër. Gjithë është e leht kjo. Po nëse nuk jam duke bë muzikë ose duke u merr me familjen time, jam veç me futboll. E dua, e përcjell shpesh”, tha Kresha duke mos zbuluar emrin e të dashurës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.