Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora sonte vjen në një mision bamirësie në vendlindjen e saj.
Në fillim u raportua se do të arrijë pak para orës 7 të mbrëmjes, por për shkak të vonesave Rita do të arrijë rreth orës 7:30, ndërsa tani sapo ka filluar fluturimin nga Stambolli, raporton Express.
Rita po vjen në Kosovë si e dërguar e UNICEF për të ndihmuar gratë viktima të dhunës.
Ajo do të qëndrojë për tri ditë rresht, në të cilat do të ketë takime të ndryshme me institucione dhe gratë e dhunuara.