Dave Daubenmire është një krishter i vetquajtur “aktivist” që mban një emision në radio të quajtur “Pass the Salt”.


Ai po kritikohet rreth e qark internetit pasi tha se finalja e futbollit amerikan e njohur si “Super Bowl”, ku morën pjesë Jennier Lopez dhe Shakira me performanca në mes pjesëve, e detyroi atë ta “kënaqte veten”.

Tani ai dëshiron ta padisë NFL për 867 trilionë dollarë.

Reklamë

Ai pyeti dëgjuesit nëse pati ndonjë paralajmërim se 12-vjeçarët, “hormonet e të cilëve sapo kanë filluar të operojnë”, nuk mund ta shohin shfaqjen.

Reklamë

Daubernmire është i vendosur që çështjen ta dërgojë deri në gjykatë.

Ai thotë se spektakli iu soll atij në sallon dhe nuk i tha askush se do të kishte skena të papërshtatshme.

Mëtej shtoi se ky është një diskriminim ndaj vlerave të shtëpisë së tij.

Reagimet në internet kanë qenë të shumta, me shumicën që u tall me pretendimet e “aktivistit”.

Reklamë