Rita Ora e ka publikuar një video në Instagram, në të cilën shfaqet duke vizatuar, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen edhe me gjoksin e saj, pasi ka zgjedhur të mos veshë jelekë.
Në përshkrimin e videos, shqiptarja 29-vjeçarje ka treguar se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike për heqjen e bajameve dhe se procedura ka qenë e dhimbshme.
“Para dy javësh iu nënshtrova tonsillektomisë (heqjes së bajameve) dhe më lejoni t’ju them se nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por në aspektin pozitiv më ka dhënë kohë që të reflektoj në qetësi dhe të shërohem”.
https://www.instagram.com/p/B8hibeAFsxV/?utm_source=ig_embed
“Unë besoj shumë në rregullimin e qëllimeve në universin që dëgjon. Po ashtu, mësimi i gjërave të reja ka qenë gjithmonë fiksimi im”.
“Nuk jam Moneti (Claude Monet, piktor francez), por më pëlqejnë shumë ngjyrat. Prandaj i kam bërë disa kartolina të shpejta për ditën e të dashuruarve për ata që i dua. Urime dita e Valentinit të dashuruar”, ka shkruar Rita në përshkrim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.