Pak ditë më parë reperi i njohur, Ledri Vula solli një projekt muzikor për të cilin tregoi se kishte punuar shumë gjatë.


Megjithatë pas kësaj kënge, duket se artisti ka përgatitur një tjetër surprizë për ndjekësit e tij.

Vula publikoi pak më parë në llogarinë e tij në ‘Instagram’ nga projekti më i fundit, i cili duket se në thelb do të ketë një histori dashurie. “Kon e du unë si engjëll e mbroj”, ka shkruar reperi krah fotos ku ka zbuluar dhe se data e publikimit do të jetë në 22 shkurt.

Reklamë

Me siguri fansat po e presin me padurim këtë këngë, pasi komentet dhe reagimet kanë qenë të menjëhershme. Kujtojmë se prej kohësh Ledri është në një lidhje dashurie me vajzën e quajtur Sara Hoxha, e cila duket se e shoqëron reperin në çdo moment.

https://www.instagram.com/p/B8mRAPlhwk3/?utm_source=ig_embed