×
  • Show Time
  • Show Time

    Donin vetëm t’ia vjedhnin shtëpinë: Hajdutë e vrasin reperin e famshëm

    Reporteri
    20 Shkurt 2020 | 8:31

    Reperi Pop Smoke u qëllua për vdekje në një vjedhje në shtëpinë e tij, të mërkurën në mëngjes, thonë zyrtarët.


    Artisti 20-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Bashar Barakah Jackson, ishte në një shtëpi në Hollywood Hills kur dy burra të maskuar u futën rreth orës 4.30 të mëngjesit, njoftoi TMZ.

    Të dyshuarit hapën zjarr ndaj Pop Smoke dhe e lanë atë të plagosur në mënyrë kritike para se të iknin në këmbë.

    Reperi u transportua në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në West Hollywood, ku u shpall i vdekur.

    Të dyshuarit janë ende të lirë dhe është e paqartë nëse ata janë identifikuar nga autoritetet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!