Kënga “Nëntori” është një ndër këngët më të suksesshme të Arilena Arës dhe një ndër këngët që vazhdon dëgjohet e komentohet ende sot.
Ka qenë pikërisht kjo këngë që kaloi kufinjtë shqiptarë dhe po dëgjohej edhe në shumë vende të botës, por edhe një trampolinë për Arilena Arën që të njihej jashtë.
“Nëntori” ka ardhur edhe në formë remix, por e kishit menduar se si ajo do të dëgjohej nëse do të vinte në formë rapsodie dhe me çifteli?
Këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel kënga “Nëntori” i Arilena Arës është kënduar nga Gjovalin Prroni me çifteli dhe mund të themi që është një version epik, ku në fillim të ftuarit nuk e kuptuan se për cilën këngë bëhej fjalë.
Për më tepër ndiqni videon më poshtë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.