Tash e disa javë, ndjekësit në rrjete sociale ‘vlojnë’ mbi thashethemet e mundshme për romancë mes Loredanës dhe Zunës.
Dyshimet u përforcuan nga një video e shkrepur në aeroplan ku reperja kosovare shihet në prehrin e kolegut të saj libanez.
Zuna nuk iu nda Loredanës as për Shën Valentin ku ishte i pranishëm në një festë ku artistja performoi.
E të pandashëm ata janë shfaqur edhe sot.
Prive.al ka arritur të sigurojë fotografi dhe video të dyshes në aeroportin e Zurich-ut.
Nuk dihet destinacioni drejt të cilit janë nisur por Loredana dhe Zuna sërish janë shfaqur të pandashëm duke lënë të vazhdohet të dyshohet se në raportin mes tyre ka diçka përtej miqësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.