Dëshmori Agim Ramadani kujtohet në çdo përvjetor të betejës së Koshares edhe me poezi, meqë penën nuk e lëshonte nga dora.
Madje, atij i ishte mveshur edhe një poezi që nuk e kishte shkruar fare. Bëhet fjalë për poezinë “Amaneti”, shkruan Reporteri.net.
Sipas autores Donika Dabishevci, poezia “Amaneti” i takon Bedri Gjinajt, dhe është shkruajtur në vitin e largët 1943.
“Ditëlindjet e ditëvdekjet e heronjve i shënojmë duke kujtuar të bëmat e tyre të madhërishme, e kur të ketë qëlluar që ndonjëri prej tyre është marrë edhe me shkrime, atëherë edhe duke postuar ndonjë varg a poezi të tyre. Agim Ramadani ka lënë në dorëshkrim një tufë poezish që redaktuar nga Ali Podrimja u botuan në vitin 2000 nga “Rilindja” . Aty nuk gjendet poezia ‘Liria’ që i eshtë mveshur Agim Ramadanit dhe që në realitet është shkruar nga veprimtari Bedri Gjinaj. Për kthimin e vargjeve te autori i vërtetë duhet falenderuar Fatlum Sadiku”, ka shkruar Dabinovci.
Sidoqoftë, Agim Ramadani kishte lënë një dorëshkrim të pasur, i cili është i botuar dhe shpesh shpërndahet nga lexues të shumtë.
Ndryshe, sot në Koshare u shënuar përvjetori i 20 i betejës së Koshares, e cila njihet si beteja ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.