Liverpooli ka shënuar fitore solide ndaj skuadrës së Portos me rezultat 2 – 0.
Liverpool kaloi herët në epërsi me anë të Naby Keitas i cili u shërbye mjaft mirë nga braziliani Firmino, më pas me një devijim arriti ta mposhtë legjendarin Casillas, shkruan Reporteri.net
Firmino arriti që në minutën e 26-të ta dyfishoj epërsinë pas një asistimi të Trent Alexander-Arnold, i cili më pas nuk e kishte të vështirë të shënonte nga një distancë e vogël.
Me këtë rezultat përfundoi takimi dhe mund të themi se tanimë Liverpooli është me një këmbë në gjysmëfinale.
Kujtojmë që ndeshjet e kthimit zhvillohen menjhëherë pas një jave./Reporteri.net