Këngëtaren Rita Ora nuk e ka ndalë as shiu për të kryer misionin e saj humanitar në Kosovë, me ç’rast ka takuar disa familje të varfëra, shkruan Reporteri.net.
Ajo që bie në sy është se Rita ka ecur nëpër rrugët e baltosura të qytetit të Ferizajt, çka tregon se sa me seriozitet merr punët.
Rita ka pasur pranë dhe nënën e saj.
Kujtojmë se Rita ka ardhur në vendlindje, në një mision humanitar, ku në bashkëpunim me UNICEF dhe me kompaninë Escada ku çdo shitje e një çante të kësaj firme do ti dedikohet grave të dhunuara nga lufta dhe fëmijëve të varfër. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.