×
  • Show Time
  • Show Time

    9 vjeçari përloti botën, por njerëzit tani po flasin për motrën e tij

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 8:22

    9-vjeçari Quayden Bayles përloti të gjithë rrjetin në një video të postuar nga nëna e tij pak ditë më parë.


    Vogëlushi me nanizëm pas kësaj videoje pati një përkrahje të madhe, edhe nga VIP-a botërorë.

    Mirëpo shumë shpejt nisën edhe thashethemet që pretendonin se ai ishte 18 vjeç.

    Thashethemet u shtuan më shumë kur e ëma e vogëlushit e fshiu videon.

    Megjithatë së fundmi 9-vjeçarit i ka dalë në mbrojtje motra e tij, Guyala. Ajo është modele dhe poston shpesh foto me vëllain në profilin e saj në Instagram ku ndiqet nga 20 mijë njerëz.

    Modelja ka postuar një foto me 9-vjeçarin, motër e vëlla të veshur njësoj dhe shkruan:

    “Në djall ata që tallin dhe urrejnë! Ti je fëmija më i zgjuar, më i fortë dhe më i ëmbël që njoh! Ti nuk je vetëm, ne jemi këtu për ty vëllaçko”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!