×
  • Show Time
  • Show Time

    Dalin mesazhet sekrete që princ Harry ia dërgonte të dashurës së tij: Morëm fund!

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 13:28

    Meghan Markle dhe princ Harry me entuziazëm po presin ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë. Të dy u martuan në një ceremoni mbretërore mbresëlënëse në maj të vitit 2018. 


    Lajmi i romancës së tyre u zbulua në tetor të viti 2016 dhe mediat britanike publikuan mesazhet private  që princi i dërgoi aktores në kohën kur mediat zbuluan se ishin në një marrëdhënie, transmeton Reporteri.net.

    Sapo mësoi se çfarë po ndodhte, Harry paralajmëroi Megan.”Është marrë vesh. Ka marrë fund”, i shkruante princi i shqetësuar të dashurës së tij, duke e ditur se kaosi mediatik ishte përpara tyre.

    “Gjërat kurrë më nuk do të jenë të njëjta” i shkruante tutje Harry, tani bashkëshortes së tij, dhe kishte të drejtë, pasi ata po ndiqeshin nga një interes i pashembullt publik. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!