Ish gjyqtari i njohur kosovar, Shinasi Berisha, ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm.
Vetëm një ditë më herët e kishte datëlindjen.
I ndjeri qe një kohë nuk gëzonte shëndet të plotë ndërsa sot ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeç.
Berisha ishte duke luftuar një kohë të gjatë me sëmundjen e ‘Parkinsonit’.
Vetëm një ditë më herët e kishte datëlindjen.
Berisha ka qenë gjyqtari më i mirë që ka pasur Kosova dhe në anën tjetër, kontribuues i madh në pavarësimin e sportit përkatësisht futbollit të Kosovës. Ai në vitet e 90-ta ka qenë drejtor i klubit më të suksesshëm në Kosovë, FC Prishtina.
Ai ishte gjyqtari i parë kosovar i FIFA-s duke referuar në shumë ndeshje ndërkombëtare. Para pak vitesh ishte analist i referimit në RTV21.