Aktori i njohur i humorit shqiptar, Sevdai Radogoshi, apo siq njihet me role të shumta ndër vite, me atë kryesorin si “Qumili”, sot e feston ditëlindjen.
Ai sot i ka mbushur plot 62 vite jetë, shkruan Reporteri.net.
Sevdaiu ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Facebook, për të falënderuar të gjithë për urimet që i kanë bërë atij për ditëlindje.
“Sot është ditëlindja ime dhe i mbusha rrumbullak 62 vite të shëndosha!
Faleminderit të gjithve për urimet, fjalët e bukura dhe dashurin që ma keni dhan gjithë këto vite. Gëzofshim edhe shum vite së bashku të lumtur dhe të qeshur…
Ju përshendes me disa foto nga arkivi dhe po e përfundoj me thanjen e popullit
“Jeta është shum e bukur”
Me respekt e dashni,
I juaji S.RADOGOSHI.” : ka shkruar ai duke i shoqëruar me disa fotografi të tij ndër vite.
Kujtojmë që sot “Qumili”, në Pallatin e Kulturës në Gjakovë do të shfaqë premierën e komedisë “Vet i 40-ti”, në të cilën përfshihen rolet e shumta të tij./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.