Futbollistët dhe vajzat e showbizit jo vetëm në Shqipëri janë gjithmonë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë, kjo për shkak edhe të lidhjeve të shpeshta që krijojnë me njëri-tjetrin.
Së fundmi kanë plasur aludimet mbi një romancë mes kapitenit të Kosovës Amir Rrahmanit dhe aktores shqiptare Ana Lika.
Gjithçka ka nisur pas fotove të postuara në rrjete sociale nga të dy protagonistët. Me shumë pak orë distancë dhe nga i njëjti vend, Ana Lika dhe Amir Rrahmani kanë publikuar foto nga qyteti i Nice në Francë.
Vetëm kaq ka mjaftuar që të gjithë të flasin për një lidhje të re në horizont pasi pamja nga pas fotos është identike, ndryshimi i vetëm është këndi i kapur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.