Disa ditë më parë këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka humbur babanë e saj Sokol Haxhia.
Ai u nda nga jeta në një moshë të re nga një sëmundje e rëndë. Këto ditë këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim nga dhimbja e madhe që e kishte pushtuar.
Ditën e sotme ajo ka mbledhur forcat dhe ka falenderuar të gjithë ata që e kanë ngushëlluar dhe i kanë qëndruar pranë. Gjithashtu ajo shprehet se e ka shumë të vështirë të flasë në “Instagram” për këto gjëra që i ka kaq afër zemrës.
“Falenderime nga zemra për të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që na kanë dhënë forcë dhe dashuri me mesazhet e tyre në këto momente të vështira. Siç e keni kuptuar e kam shumë të vështirë të flas në Instagram për gjëra që i kam kaq afër zemrës, ndaj po e lë me kaq…”, shkruan Enca.