Xherdan Shaqiri as mbrëmë nuk arriti që ta shijonte fushën në ndeshjen që Liverpooli e zhvilloi me Porton në kuadër Ligës së Kampionëve.
Liverpooli fitoi me rezultat 2-0 ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Portos, me Xherdan Shaqirin që edhe në këtë takim ngrohi stolin.
Jurgen Klopp megjithatë kishte vendosur për ta inkuadruar në lojë yllin shqiptar në minutën e 90-të, por gjyqtari kryesor përfundoi takimin dhe kështu Shaqa nuk kishte mundësi të hynte në fushë.
27 vjeçari nga Zhegra nuk është paraqitur në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat me Liverpoolin. Ai për herë të fundit ka luajtur kundër Manchester Unitedin në Old Trafford në takimin që kishte mbaruar 0-0.
Gazeta më e besueshme e klubit të Liverpoolit, ‘Liverpool Echo’ raporton se Jurgen Klopp nuk është i kënaqur me anagazhimin që Xherdan Shaqiri e bën në fazën defanzive dhe kjo është aryseja kryesore pse trajneri gjerman nuk është duke llogaritur në yllin shqiptar tash e tetë ndeshje.
Kujtojmë që tifozët e Liverpoolit janë të befasuar me vendimin e Jurgen Klopp, i cili preferon që të luajë me Divock Origin dhe jo me Shaqirin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.