Makthi më i madh i Milanit po kthehet.
‘Rosonerët’ mezi i shpëtuan pezullimit për thyerjen e rregullave të Fair-play-it financiar dhe tani ata janë në një situatë të njejtë, shkruan Reporteri.net
Milan tani për të dytin vit radhazi nuk arriti të barazojë të ardhurat dhe shpenzimet e tij siç kërkon UEFA për një klub që synon të garojë në Ligën e Kampionëve ose në Ligën e Europës.
Vitin e kaluar, Milani u suspendua për herë të parë nga UEFA për shkak të problemve financiare, por pas ankesës në Gjykatën e Sporteve në Lausanne, ky suspendim u tërhoq.
Milan pastaj arriti të bindë Gjykatën që financat do të silleshin në rregull nën menagjimin e një pronari të ri nga SHBA-të që mori kontrollin e klubit nga pronarët kinez.
UEFA ka njoftuar të mërkurën se do të rinis gjyqin kundër Milanit për shkak të financave në periudhën nga 2016 deri në 2018.
Kujtojmë që Milani momentalisht është në pozitën e katërt të Serie A, pozitë kjo që dërgon në garat e Ligës së Kampionëve./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.