Këngëtarja e njohur nga Kosova, Tayna, njihet për këngët e shumta që i ka kthyer në hite.


Me talentin e saj në muzikë, ajo ka bërë për vete një numër të madh fansash, madje është tejet e kërkuar edhe nëpër koncerte dhe mbrëmje muzikore, nëpër vende të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Tayna është përfolur edhe për komunikimin e saj përmes rrjeteve sociale, me futbollistin brazilian të Real Madridit, Vinicious Junior.

Reklamë

Disa herë ajo ka qenë në qendër të vëmendjes pasi futbollisti në rrjetet sociale ka shpërndarë edhe këngët e saj.

Së fundmi bie në sy reagimi që i ka bërë Tayna, përmes një komenti në Instagram futbollistit i cili shkëlqeu mbrëmë në ndeshjen ndaj Barcelonës, duke shënuar golin e parë, që bëri që Reali ta mposhtë Barcën me rezultatin përfundimtarë 2:0.