Njëri ndër reperët më të njohur të estradës kosovare po bënë bujë në mediat rozë.


Është fjala për Majk-un, i cili pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij Majlinda, pushtoi faqet e rozës duke u komentuar për lidhjen e tyre, shkruan Reporteri.net

Mirëpo, tani flitet që çifti janë rikthyer tek njëri-tjetri, ku këtë më së miri e zbulon video e fundit e këngëtarit.

Reklamë

Majk-u ka publikuar një video të Majlindës dhe djalit të tij Roanit, teksa shihen duke e ndëgjuar këngën e fundit të këngëtarit.

https://www.instagram.com/p/B9MYjjEFB_U/?utm_source=ig_embed

Ky i fundit, mbi video ka dhënë një mesazh prekës.

“Mu kan qorru syt me t’pa, videoja ime e preferuar”, ka shkruar Majk mbi video.

Ndryshe, kënga e fundit e reperit titullohet “Sytë mu kanë qorru me t’pa”, këngë kjo e cila ka marrë klikimi të shumta dhe gjithsesi se është pëlqyer nga publiku.

Reklamë

Reporteri.net