Frika nga infeksioni i Koronavirusi ka kapluar edhe artisten shqiptare me fame ndërkombëtare.
Rita Ora është, gjatë një udhëtimi në Francë, në Javën e Modës në Paris ka shkuar më se e përgatitur.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ajo shfaqet me një maskë mbrojtëse kundër koronavirusit.
Ky virus tashmë është përhapur edhe në Francë, ku janë paraqitur 5 raste të infektuarve me koronavirus, duke bërë që numri i të prekurve të kap shifrën e 11 personave.
Virusi bartet nga një person te tjerë përmes rrugëve të frymëmarrjes me anë të spërklave, zakonisht gjatë kollitjes apo teshtitjes.
