Kryeministri, Ramush Haradinaj është takuar me njohësin e rrethanave në Ballkan, amerikanin David Philips, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon.
Me këtë rast Haradinaj ka nderuar profesorin amerikan me medaljen e Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
“Takim miqësor me njohësin e rrethanave në Ballkan, profesorin e nderuar amerikan, David Phillips me të cilin këmbyem mendime për zhvillimet e fundit politike në vend, rajon dhe më gjërë. Mikun e Kosovës, David Phillips, për qëndrimet e tij në mbrojtje të së drejtës së Kosovës dhe subjektivitetit të saj ndërkombëtar, e nderova me Medaljen Gjergj Kastrioti- Skënderbeu”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Reporteri.net/