×
  • Show Time
  • Show Time

    E MADHE KJO: Shqiptari Gjon Muharremaj do të përfaqësojë Zvicrën në Eurovision

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 14:57

    Kantautori me emrin artistik Gjon’s Tears, e me emrin e vërtetë Gjon Muharremaj, do të jetë këngëtari i cili do ta përfaqësojë Zvicrën në Eurovisionin e këtij viti i cili mbahet në Rotterdam të Holandës.


    Gjon Muharremaj atje do të këndojë një këngë në gjuhën frënge, gjë e cila ndodhë pas 10 vitesh, që Zvicra të përfaqësohet në Eurovision me një këngë në këtë gjuhë, shkruan Reporteri.net.

    Kjo është bërë e ditur nga vetë faqja zyrtare e Eurovision.

    Muharremaj, para disa viteve, kur ishte fëmijë, kishte marrë pjesë edhe në një konkurs kënge në Shqipëri.

    Ai ishte i pranishëm në Albanian’s Got Talent, ku edhe atëherë kishte mahnitur jurinë me zërin e tij magjik. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!