Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka treguar publikisht përkrahjen e saj për politikanin amerikan Bernie Sanders i cili po kandidon për zgjedhjet presidenciale në SHBA, madje ajo ka kërkuar që të gjithë ta votojnë atë.
Por, kjo gjë nuk i ka pëlqyer afaristi të njohur kosovaro-amerikan, Harry Bajraktari.
Përmes llogarisë së tij në Twitter në lidhje me mbështetjen që këngëtarja Dua Lipa ia bëri politikanit amerikan Bernie Sanders.
“Është një ditë e trishtueshme kur Dua Lipa, e cila as nuk jeton në SHBA, e mbështetë Bernie Sandersin”.
“Shqiptarët e kanë parë se çka i ka bërë komunizmi Shqipërisë. Edhe prindërit e saj e përjetuan diskriminimin që mbizotëronte në Kosovë nën Jugosllavinë socialiste”.
“Dua është një artiste e mrekullueshme, por kjo gjë është fëmijërore”, ka shkruar ai në statusin e tij.
Ndryshe, Dua vazhdimisht tregon bindjet e saj politike, ajo kohë më parë tregoj se ishte kundër daljes së Britanisë nga BE.
