Arrni është një nga organizatorët që do të sjell Malumën në skenën shqiptare. Këngëtari ka një famë botërore dhe në fillim Arrnin e akuzuan se mashtron, por ja çfarë thot vet ai në Instagramin e tij.
Kanë mbetur dhe 10 ditë dhe organizatorët e koncertit kanë zbuluar për “Anabel.al” detaje të reja. Koncerti do të ketë përmasat e koncerteve botërore dhe Maluma do këndojë për gati një orë e gjysmë.
Po ashtu organizatorët kanë zbuluar se në koncertin e madh që do të mbahet festën e Ditës së Verës, do të këndojnë dhe këngëtarë shqiptarë, pa përmendur emra.
“Për herë të parë, Tirana është bërë pjesë e hartës botërore të një artisti në tur dhe eksperienca të tilla tregojnë që shoë do të jetë identik në të gjitha vendet e botës ku mbahet koncerti. I gjithë koncerti është një suprizë e madhe me çfarë jemi mësuar të shohim në produksionet vendase,” kanë treguar organizatorët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.