Ish-bashkëshorti i Britney Spearsit, Kevin Federline, është duke e menaxhuar situatën e krijuar pasi djali i tyre 13-vjeçar, Jayden, foli publikisht për jetën private të Spearsit në rrjetin e tij social.
Jayden Federline të martën u bë lajm në mediat botërore, pasi u lidh live në “Insta Story” ku iu përgjigj pyetjeve të fansave rreth nënës së tij, si dhe u premtoi atyre se do t’iu tregonte gjithçka për jetën e saj private, në shkëmbim të 5.000 ndjekësve në Instagram, transmeton Koha.net.
Jayden po ashtu ka treguar se e ëma i ka thënë që do ta lërë muzikën si dhe ka premtuar se në momentin që do të bëhet i famshëm në rrjetet sociale, do të zbuloj më shumë informata rreth yllit të muzikës pop.
Djali 13-vjeçar i Spearsit po kritikohet shumë nga publiku edhe për mënyrën se si i është drejtuar gjyshit të tij. Ai e ka ofenduar babanë e këngëtares me fjalë të ndyra, duke thënë se “mund të shkojë dhe të vdes”.
Avokati i 41-vjeçarit Kevin Federline, me të cilin Spears ishte e martuar nga viti 2004 deri me 2007, ka bërë të ditur se ai është duke e menaxhuar këtë situatë, si cilido prind i përgjegjshëm.
Britney Spears ende nuk e ka komentuar këtë ngjarje dhe sjelljet jo korrekte të djalit të saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.