Së shpejti do fillojë sezoni i katërt i serialit më të ndjekur “La Casa De Papel”. Faqja zyrtare e “Instagramit” ka filluur të ndajë me fansat disa pjesë të ndryshme të serialit.
Një ditë më parë në “Instagram” u shfaq një video e e Profesorit të famshëm (Alvaro Morte), ku i bën thirrje ndjekësve të tij të bashkohen të gjithë për Lisbonën dhe Nairobin dhe të mos gënjehen nga policia e cila po torturon dhe vret pjesëtarët e grupit.
Në video u shfaq dhe inspektoria Alicia Sierra (personazhi i luajtur nga Najëa Nimri), ku shprehet se ka hakuar në rrjetet sociale të grupit dhe për të pasur situatën nën kontroll. Video është ndërprerë ndërprerë papritur nga Profesori, i cili u kërkon ndjekësve të tij të rezistojnë: “Për Lisbonën. Për Nairobi. Për liri”.
I gjithë publiku u mërzit kur në fund të sezonit të tretë profefesori mendoi se e dashura e tij Lisbona (Itziar Ituno) ka vdekur.
Ndërkohë, brenda Bankës së Spanjës, Nairobi që ndodhej në dritare, për të parë djalin e saj nga larg, ishte goditur nga një snajper. A do të kthehet ajo për të luftuar edhe në sezonin e katërt, apo a ka mbaruar aventura për të?
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.