Reperi Zuna dhe Loredana janë vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të thashethemeve për një lidhje mes tyre.
Gjithçka nisi pas një fotoje të të dyve në avion, ku një kokë bionde që dukej si Loredana ishte mbështetur në prehërin e Zunës.
Kaq mjaftoi që të aludohej për një lidhje mes tyre të cilën as nuk e konfirmuan dhe as nuk e mohuan të paktën deri tani. Reperi Zuna ka vendosur më në fund të flasë dhe të sqarojë njëherë e mirë të gjitha thashethemet e krijuara lidhur me të dhe Loredanën.
Përmes një statusi të gjatë në instagram ku ata të dy pozojnë bashkë, Zuna sqaron se me Loredanën ka punuar për një kohë të gjatë dhe janë argëtuar shumë. Ata janë bashkë për biznes dhe si Loredana edhe ai janë single dhe bashkë i lidh thjesht një miqësi e fortë.
Zuna ka dashur të sqarojë gjithashtu se nuk ka asnjë problem me Mozzik, ndërsa ka kërkuar pak më shumë respekt për Loredanën e cila është një nënë beqare.
https://www.instagram.com/p/B9XanyIHbRe/?utm_source=ig_embed
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.