Aktori Max von Sydow ka vdekur në moshën 90 vjeçare, ka njoftuar agjenti i tij.


Ylli i filmit, ishte i njohur për rolet e tij në “Star Wars”, “Game of Thrones”, “Flash Gordon” dhe “The Exorcist”, ka vdekur në shtëpinë e tij në Francë të dielën, shkruan DailyMail – transmeton Reporteri.net.

Familja e tij e kanë lajmëruar vdekjen e aktorit suedez, duke thënë se janë me zemër të thyer dhe me dhimbje të pakufishme.

Reklamë

Agjenti i aktorit, Jean Diamond, ka thënë “Është thyerje zemre dhe dhimbje e pakufishme të njoftojmë se Max von Sydow është ndarë nga jeta më 8 mars 2020”.

I lindur në vitin 1929, Von Sydow, ka bërë debutimin e tij në film në vitin 1949, për tu paraqitur në rolin e kalorësit në filmin “The Seventh Seal”.

Skenat e filmit ku ai shfaqet duke luajtur shah me figurën e Vdekjes, janë bërë të njohura në qarqet kinematografike./Reporteri/