Katy Perry ka njoftuar se gjyshja e saj Ann Pearl Hudson ka ndërruar jetë në moshën 99-vjecare.
Këngëtarja, tregoi lajmin sot, përmes një postimi në Twitter, vetëm disa ditë pasi ajo ka njoftuar se po priste fëmijën e saj të parë me të fejuarin Orlando Bloom.
Ajo e ndau këngën “Deep Peace (Choral Version)”, ku e shoqëroi me shkrimin “Një këngë për gjyshen. Shpresoj që ajo të prehet në paqe”.
Menjëherë pas lajmit, fansat e saj filluan që ta ngushëllojnë.