Gruaja e legjendës së basketbollit Kobe Bryant, Vanessa, ishte ndër më të prekurat pas tragjedisë së burrit të saj që ia mori jetën, duke e lënë Vanessën vetëm me 3 vajzat.
Ajo duket se po merr fuqinë për ta përballuar këtë situatë të vështirë përkundër se është e “thyer” përbrenda, shkruan Indeksonline.
Vanessa ka publikuar një fotografi së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet përkrah 3 vajzave të saj, në mungesë të burrit të saj Kobe dhe vajzës Gianna, që humbën jetën tragjikisht.
Pranë një murali në përkujtim të tanimë të ndjerëve, ajo ka bërë një dedikim emocionues për ata.
“Qesh edhe kur je e thyer për brenda”, ka shkruar ndër të tjera ajo duke u munduar të mbahet e fortë pranë vajzave të saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.