×
  • Show Time
  • Show Time

    Gold Ag i habitë të gjithë fansat me veprimin e fundit, i jep fund beqarisë

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 14:36

    Shumë nga personazhet e njohur preferojnë ta mbajnë larg syve të mediave dhe publikut jetën private.


    Kështu dhe reperi i njohur Gold AG, i cili i ka dhënë fund beqarisë.

    Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi të bërë në Instagram. Reperi ka publikuar një foto të dy duarve të bashkuara në formë shqiponje dhe të gjithë vëmendjen e marrin unazat.

    Ndonëse Gold Ag ka vendosur ta bëjë vetëm sot publike, data që ka vendosur në mbishkrimin e fotos tregon se dyshja i kanë dhënë fund beqarisë me datë 5 Mars.

    Për partneren e tij nuk dihen shumë detaje, përpos faktit se është shqiptare dhe jeton prej vitesh në Zvicër.

    https://www.instagram.com/p/B9hZfwuFKza/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!