Pas panikut të madh që ka kapluar gjithë botën, nga virusi i rrezikshëm i njohur si coronavirusi, kanë “shpërthyer” edhe debatet nga personazhet e njohura për masat që duhet të merren ndaj këtij virusi të rrezikshëm.
Derisa në Kosovë ende nuk është shënuar zyrtarisht asnjë rast me këtë virus, ka qenë edhe këngëtarja shqiptare Leonora Jakupi, që ka bërë një apel drejtuar institucionet e Kosovës, shkruan Indeksonline.
“Apeloj te institucionet tona të marrin masa preventive sa nuk është bërë më e madhe kjo punë, mbyllini shkollat dhe vendet publike”, ka shkruar ajo, në llogarinë e saj në Instagram.
Kujtojmë që deri tani Kosova ende nuk ka shënuar rastin e parë të ndonjë të prekuri nga ky virus, derisa paniku sa po vjen e po rritet nëpër vende të ndryshme të botës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.