Rita Ora ka një lutje për qytetarët pas shpërthimit të koronavirusit.
Meqenëse situata në botë është aktualisht kaotike për shkak të përhapjes së koronavirusit, bëhet thirrje e vazhdueshme që të kujdeset secili për shëndeti.
Të gjithë këshillohen që në këtë situatë t’i evitojnë daljet e shpeshta në publik dhe higjiena të jetë në maksimum.
Këngëtarja Rita Ora, ka postuar një video, në të cilën ka treguar se si kujdesej t’i pastronte duart me faculetë.
“Seriozisht, kujdesuni për veten, ju lutem të gjithëve”, ka shkruar ajo sipër asaj videoje.
Për ndryshe, në Kosovë deri tani janë shënuar dy raste të të infektuarve me koronavirus, ndërsa Qeveria ka marrë masa të rrepta sigurie, në mënyrë që të mbrohemi nga infektimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.