Pamela Anderson, aktorja e “Baywatch”, ka akuzuar qeverinë britanike dhe ekuardoriane pas arrestimit të themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange të enjten, duke e quajtur Donald Trump-in një “president toksik dhe frikacak”.


Anderson përmes disa postimeve në rrejtin social “Twitter” e ka quajtur Assasnge një “hero, raporton Reuters.

“Unë jam e shokuar”, ka thënë aktorja 51 vjeçare. “Si mund ta bëni këtë gjë Ekuador dhe ju Mbretëria e Bashkuar” ,ka thënë ajo duke shtuar se ata kanë nevojë për “devijim nga idiotësitë e Brexit”.

Reklamë

“Dhe SHBA? Ky President frikacak dhe toksik. Ti je egoist dhe mizor”, ka thënë Anderson.

Presidenti amerikan, Donald Trump,  më herët ka thënë se nuk kishte asnjë koment për arrestimin e bashkëthemeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, i cili po përballet me mundësinë e ekstradimit në Shtetet e Bashkuara për botimin e informatave sekrete zyrtare.