Prodhuesi gjerman i veturave luksoze, Audi, i cili është pjesë e Grupit Volkswagen, ka njoftuar se do ta ndërpresë prodhimin në fabrikën e vet në Hungari duke filluar nga dita e hënë.
Ky vendim erdhi pasi grupi më i madh për prodhimin e veturave njoftoi për ndërprerjen e prodhimit edhe në Itali, Portugali, Sllovaki dhe Spanjë, shkruan “Reuters.
“Pas parashikimeve për shitje qartazi më të dobëta dhe paqartësive për shkak të pandemisë së koronavirusit, Grupi Volkswagen do ta ndërpresë prodhimin në shumicën e fabrikave”, thuhet në deklaratën e fabrikës së Audi-t në Hungari.
“Këto masa i prekin fabrikat e Audi AG-së në Ingolstadt, Neckarsulm, Bruksel, Meksikë dhe Hungari”, thuhet më tej në deklaratë.
Industria e veturave pritet të goditet rëndë nga përhapja e koronavirusit, sepse prodhuesit gjermanë janë të varur nga eksporti dhe tregjet në Azi e Amerikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.