Keniani Nicholas Mutam nuk mundi të priste që qeveria lokale të bënte diçka, prandaj ai i mori gjërat në duart e tij. Ai e hapi rrugën nga fshati nëpër shkurre deri në dyqanet e afërta, me qëllim që të lehtësonte vuajtjet e bashkatdhetarëve.
Ai ka gërmuar rreth 1.5 km për gjashtë ditë dhe i ka mbetur edhe pak që ta përfundojë të gjithë rrugën. Banorët e Muranga County, rreth 80 km në veri të Nairobit, me vite duhej të përdorin një rrugë prej prej 4 km nga fshati Kaganda për në qendrën tregtare dhe dyqanet e afërta, transmeton Reporteri.net.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=605858846563316&set=a.128545170961355&type=3
“Kam shumë energji, prandaj vendosa të jem vullnetar për hapjen e kësaj rruge,” tha Nikolas.
Ai punoi çdo ditë nga ora 07:00 deri në orën 17:00, nga e hëna deri të shtunën, për të përfunduar punën para shiut.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=605858383230029&set=a.128545170961355&type=3
Fshatarët ishin të befasuar kur e panë atë të punonte në një punë pa asnjë lloj kompensimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.