×
  • Show Time
  • Show Time

    Anëtari i PDK-së Robert Berishës: Trus në konvikt o maneken që kurrë nuk i paguan tatimet, Kosova nuk është Gjermani

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 9:47

    Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Flurim Arifi i ka reaguar këngëtarit, Robert Berisha, i cili po qëndron qe 2 ditë në karantinë, tek konviketet e Prishtinës.


    Sipas Arifit, Berisha nuk duhet t’i ankohet institucioneve të vendit, pasi i njëjti nuk paguan asnjëherë tatime.

    “Shihet ti, ky paska menduar që aty e kanë dërguar në pushime, oh maneken (qe kurrë nuk i paguani tatimet e shtetit) Kosova nuk është Gjermani, karshi mundësive mjaft ka bërë. Kështu që rri trus aty dhe shpresoj që nuk je i prekur nga virusi.

    Përndryshe i përgëzoj të gjithë ata punëtorë gjithë andej institucioneve që me përkushtim janë duke i kryer punët e tyre”, ka shkruar Arifi në Facebook.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!