Me mjete të ndryshme kryesisht të kuzhinës, qytetarët e Kosovës mbrëmë (e enjte) kanë protestuar nga ballkonet dhe dritaret e ndërtesave të tyre.
Kjo ka ndodhur për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend në kohë të pandemisë coronavirus (COVID-19).
Këtë protestë e ka komentuar edhe këngëtari Alban Mehmeti, i cili nuk pret se mund të ketë ndonjë ndikim te politikanët e Kosovës.
Ai ka publikuar video në rrjetin social Instagram, ku shihen qytetarët duke bërë zhurmë nga ballkonet e tyre.
Ndërkaq, në mbishkrim e ka dhënë opinionin e tij duke thënë se nuk pret se kjo protestë do të merret parasysh nga udhëheqësit e institucioneve të vendit për të reflektuar lidhur me situatën e krijuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.