Ajo sot është padyshim një prej yjeve më të suksesshme në botën e muzikës ndërkombëtare që ka arritur të kryesoj majat e klasifikimeve botërore.
Bëhet fjalë për këngëtaren nga Prishtina, Dua Lipa e cila shumë vite më parë shkoj në Londër për tu bërë një nga yjet më të mëdha të muzikës, transmeton Indeksonline.
Mediat më të njohura në botë shpesh herë i kushtojnë artikull të veçantë 23 vjeçare nga Kosova e këtë së fundi ka bërë mediumi amerikan TMZ.
Ata publikuan një fotografi të Duas nga fëmijëria në faqen e tyre zyrtare në Instagram.
“Kjo vajzë e vogël dhe familja e saj u transferuan nga Londra në Kosovë kur ishte 11 vjeç, por u kthye 4 vjet më vonë me aspirata të mëdha për tu bërë këngëtare. Pasi punoi si modele, ajo përfundimisht nënshkroi një marrëveshje me kompani muzikore dhe pjesa tjetër ishte histori. Kush është ajo?”, shkruan TMZ.
Komentet ishin të shumta sipër imazhit, duke lënë të kuptohet se bota është e informuara që ylli i madh i muzikës botërore vjen nga Kosova.