Besim Dina, shoumani i njohur e ka mbajtur të ‘cunguar’ emisionin e tij të njohur Oxygen.
Ai nuk ka pasur publik në studio, mysafirët në distancë dhe vetëm një pjesë e orkestrës së tij. Edhe ai është përpjekur që përmes programit të tij mjaftë të ndjekur të ofrojë këshilla për qytetarët.
Dina ka pasur edhe dy kërkesa ‘miqësore’, duke parë në çfarë situate po hyjmë. Ai ka kujtuar se shumë njerëz banojnë në banesa e shtëpi me qira. Ka propozuar që pronarët e këtyre banesa të tregojnë mirëkuptim për ‘qiraxhitë’ duke mos ua kërkuar pagesën e qirasë për këta muajt e vështirë.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje që bizneset të gjejnë formula që punëtorët të mos mbesin pa paga, të paktën edhe gjysmake, nëse situata vështirësohet. /Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.