Rihanna është ylli i fundit, që ka dhuruar të holla, pasi koronavirusi vazhdon të përhapet.
Fondacioni “Clara Lionel” i Rihannës, ka dhuruar 5 milionë dollarë për të ndihmuar në parandalimin e koronavirusit në SHBA dhe në të gjithë botën.
Përveç kësaj, Rihanna dhe Fondacioni Clara Lionel shpresojnë të ndihmojnë bankat vendase të ushqimit që shërbejnë komunitetet në rrezik dhe të moshuarit në SH.B.A., të përshpejtojnë testimin dhe kujdesin në vende si Haiti dhe Malaëi, të sigurojnë pajisje mbrojtëse për punonjësit shëndetësorë zhvillimin e vaksinave dhe terapive të tjera në të gjithë botën.
Themeluesja e “Fenty Beauty” dhe fondacioni i saj janë ndër ndihmat e shumta për komunitetet e tyre, pasi Covid-19 vazhdon të përhapet.
Rastet e para të koronavirusit filluan në Wuhan, Kinë, në fund të dhjetorit 2019./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.