Visar Dërmaku, i njohur deri më sot si personazhi ‘Gani Gërmia’, rikthehet me një personazh të ri. ‘Karantin Gashi’ prej sonte në ora 22:00 në Reporteri.net.
Gjatë këtyre ditëve qëndrimi në shtëpi, Gazeta Online “Reporteri.net”, ka menduar që t’u argëtojë me një personazh të ri.
Prej sonte në ora 22:00, përmes Reporteri.net, ju do të njiheni me Karantin Gashin.
Këtë personazh ua sjell Visar Dërmaku, që deri më sot e keni njohur si Gani Gërmia.
Përmes skeçeve të tij, plotë satirë nga përditshmëria sociale dhe politike në vend, e mbyllur në karantina shtëpiake, tash e tutje do të keni edhe një arsyeje më shumë që të RRINI N’SHPI.
Video e parë e Karantin Gashit do të publikohet sonte në ora 22:00, në faqen në Facebook të Reporterit, si dhe në kanalin ‘Reporteri’ në YouTube.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.