Kohëve të fundit kanë qenë ndër personazhet më të përfolur në shtypin rozë dhe jo më kot.
Fjala është për artisten e njohur nga Ferizaj, Loredana Zefi dhe reperin Zuna nga labeli KMN Gang, pjesë e të cilit është edhe reperi nga Podujeva, Azet, shkruan portali arbresh.info
E mbrëmë në mesnatë ata kanë publikuar projektin e ri muzikor “Du bist mein” mban titullin kënga e dyshes e cila në shqip do të thotë “Ti je e imja”.
Lori në këtë projekt vjen në skena mjaft atraktive me reperin gjerman, teksa ka rrëmbyer vëmendje me dukjen e saj natyrale, pa pikë grimi.
Në videoklip janë të përfshira edhe disa video nga rrjeti tashmë i popullarizuar “TikTok”.