Një ish detektiv në Departamentin e Policisë në Los Angeles, i cili ka punuar në çështjen e vrasjes së Tupac, u ka kërkuar policëve që të arrestojnë gangsterin Keffe D për vdekjen e reperit – duke e quajtur atë një “vrasës të vetë-rrëfyer”.
Greg Kading thotë se policia e Las Vegas thjesht duhet të arrestojë anëtarin e njohur të bandës Keffe D Davis, 56 vjeçar, i cili ka pranuar në polici, në dokumentarë dhe në një libër tronditës, se ai ishte bashkëpunëtor kur nipi i tij Orlando Anderson qëlloi Tupac.
Greg, 56 vjeçar, tha: “Keffe D duhet të arrestohet. Keffe D është një vrasës i vetërrëfyer.
Keffe D ka rrëfyer për rolin e tij në vrasjen e Tupacit disa herë.
“Ai ka rrëfyer shumë herë publikisht për rolin e tij në vrasjen e Tupac. Dhe unë nuk mund të mendoj për asnjë rast në historinë e krimit amerikan, ku një vrasës i vetërrëfyer lejohet të vazhdojë të flasë me zë të lartë për përfshirjen e tij në një krim. Është e paprecedentë.
“Unë nuk kam një agjendë ndaj tij, por ai ka folur tani publikisht për rolin e tij në vrasjen e Tupac. Ai ka pranuar se mori armën e dorës Glock nga Anderson. Rrëfimi i tij, i cili është vërtetuar, është më se i mjaftueshëm për ta arrestuar atë dhe zgjidhur çështjen dhe për t’i dhënë fund një hetimi të pazgjidhur. Policia e Las Vegasit duhet ta arrestojë atë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.