Pas një pauze të gjatë, Era Istrefi dje është rikthyer me këngë të re.
Era Istrefi gjatë ditës së djeshme publikoi këngën “No Maybes” në duet me Arash dhe DJ Ikay Sencan, shkruan lajmi.net.
Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja bëri të ditur se kjo këngë ishte realizuar plot dy vite më parë (2018).
Në një tjetër postim, Era sqaroi edhe arsyen përse u vonua kaq gjatë ky projekt i saj.
Këngëtarja tha se pret me padurim t’i lansojë projektet më të reja të saj, por është duke u përballur me disa procedura ligjore.
‘Të më lansohen këngët pas 2 vitesh që i bëj, përshembull kjo e fundit ‘No Maybes’ për mua nuk është e lehtë se tani jam në tripa tjerë e valë tjetër e kam shumë gjëra më ‘zjarr’. Por, nganjëherë ky është efekti anësor i të qenurit artist ndërkombëtar. Supozoj që çdo e mirë ka edhe ndonjë të keqe. Edhe kjo e fundit, mos më keqkuptoni e du shumë. Është thjesht, që mezi po pres me iu lëshu këngë t’reja. Ishalla s’vdes
pa. E kur po m’pysni përse? Është vështirë sepse akoma jam në procese shumë të ndërlikuara ligjore. Ama si gjithçka tjetër që e kam arritur në jetë (falemnderit Zot) edhe këtë kam për ta arritur”, ka shkruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.