Bebe Rexha qetësoi fansat me “Killing me soft”, të cilët mërziten në izolim.
Ylli 30-vjeçar hyri në Tik Tok të premten dhe vendosi të këndoi një këngë të vitit 1970 ‘Killing Me Soft’, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
“Të këndoj një këngë të vogël, e lumtur në shtëpi, e mërzitur në shtëpi, karantinë-karaoke”, kishte shkruar ajo, teksa po këndonte në dhomën e ndejës.
Ajo e shoqëroi veten në piano, instrument në të cilin mësoi të luante si fëmijë së bashku me trumpetën dhe kitarën.
Bjondja kishte lidhur floktë lart pas kokës, ndërsa këndoi për ndjekësit këngën plot emocione.
Gjatë javës, Bebe u lidh në një video ‘live’ me Miley Cyrus, ku tregoi se si po i kalonte ditët në izolim.
“Unë thjesht kam qenë FaceTimeing të gjithëve që njoh, dhe jam përpjekur të bëj – unë në fakt thirra terapistin tim dje,” zbuloi Bebe.
“Unë thjesht kam qenë duke komunikuar në ‘FaceTime’ të gjithë ata që i njoh dhe jam përpjekur të bëj – unë në fakt thirra terapistin tim dje. E pyeta, i thashë: ‘Çfarë mund të bëjmë në këto kohë?’ Për shkak se ndjehem sikur jam shumë keq me veten time dhe është një kohë e vështirë për mua, ndjehem sikur nuk jam duke bërë asgjë në jetën time”, tha ajo.
Ndërsa, zbuloi se terapisti e këshilloi të bënte një orar për gjërat që i bën gjatë ditës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.